Sport Fulham s’ia ka nevojën Brojës, mposht United me sulmuesin brazilian që ka...

Fulham s’ia ka nevojën Brojës, mposht United me sulmuesin brazilian që ka eklipsuar shqiptarin

Fulham mposht United me Brojën në stol, sulmuesi brazilian Muniz ka eklipsuar totalisht bomberin shqiptar

Një gol në limitet e kohës shtesë nga Iwobi, çoi në ekstazë Fulhamin e Armando Brojës, që mposht kështu Manchester United në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultatin final 1-2.

Bardhezinjtë nga Londra ishin dominues thuajse gjatë gjithë sfidës ndaj “Djajve të Kuq” të Ten Hag, duke iu afruar disa herë golit me sulmuesin Muniz, i cili ka shkëlqyer me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, edhe pse mendohej se do të mbetej në stol me ardhjen e Brojës nga Chelsea.

Sulmuesi brazilian e ka eklipsuar totalisht bomberin kuqezi, i cili pas virozës që kaloi javën e shkuar, 90 minutat e kësaj ndeshje i ndoqi nga pankina.

Skuadra e Marco Silva festoi fillimisht golin e shënuar nigeriani Calvin Bassey, që dërgoi topin në rrjetën e Onanas pas një goditje nga këndi.

“Djajtë e kuq” vendosën ekuilibrat me Maguire në minutën e ’90, pas një topi të kthyer nga portieri, por në shtesë Iwobi i dha fitoren Fulham.

Me këtë rezultat, Manchester United renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Fulham në vendin e 12-të me 32 pikë.