Fundi i një epoke dhe njëkohësisht fundi i një legjende të sportit të Moto Gp. Menjëherë pasi kaloi vijën e finishit të garës së tij të fundit në klasin mbretëror asaj të Valencias, Valentino Rossi u ndal te tribuna e verdhë aty ku ishin tifozët e tij për t’u përshëndetur me ta.
Për ta pritur në atë pjesë të pistës kanë qenë të gjithë pilotët e tjerë të cilët e kanë përqafuar Doktorin për herë të fundit përpara se ai të nisë aventurën e tij në mjetet me 4 rrota.
Më pas italiani i përlotur ka bërë një xhiro rreth gjithë stadiumit i mbuluar nga tymi dhe mjete të tjera piroteknike të hedhura në pistë nga fansat e Vales. Një faleminderit për të gjithë në pistë për të shkuar më pas në bokse dhe për të festuar me të gjithë. Vetëm vendi i 10-të për Rossin në Ricardo Tormo në pistën ku Ducati realizoi një tripletë. Garën e fitoi Francesco Bagniaia, i ndjekur nga Jorge Martin dhe Jack Miller, duke plotësuar një podium tërësisht Ducati.
42-vjeçari vendosi të tërhiqej në fund të sezonit aktual, pas 432 garash, 115 fitoresh dhe 9 titujsh kampion, duke u bërë piloti më i suksesshëm në histori.