Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë tri-ditor në përpjekje për të parandaluar rritjen e rasteve me Covid-19 gjatë Pashkëve.
E gjithë Italia është bërë zonë e kuqe për fundjavën dhe të hënën e Pashkëve, me rregulla edhe më të rrepta në disa zona.
Në Campania, Puglia dhe Liguria, nuk ka qasje në shtëpitë e dyta, apo me qira për banorët dhe jorezidentët. Në Siçili dhe Sardenjë mund të hyhet vetëm me rezultatin negativ të tamponit.
Ministria e Brendshme intensifikon kontrollet në rrugë. Lëvizjet jo të rëndësishme janë të ndaluara, por njerëzit lejohen të hanë një vakt të Pashkëve në shtëpitë e tyre me dy të tjerë.
Kishat janë gjithashtu të hapura, por adhuruesve u thuhet të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre.
Për vitin e dytë radhazi, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit.
Kufizimet në Itali vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të kontrollojnë rritjen e rasteve të virusit, ndërsa përballjen me vonesat në procesin e vaksinimit.
Më shumë se 110 328 njerëz në total kanë vdekur nga koronavirusi në Itali dhe ka pasur 3.6 milionë infeksione të konfirmuara.
Ndërkohë, rastet e Covid në botë tejkalojnë pragun prej 130 milionë.