Berati është një nga qytetet më të vizituara në Shqipëri nga turistët. Shpeshherë përshtypjet që ata lënë për këtë qytet janë fantastike, por kur vjen puna për ndotjen, ka patur gjithmonë diçka negative për të thënë.
Është e habitshme se si një qytet kaq i bukur, me vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të mos ketë vëmendjen e autoriteteve shtatore por edhe ndërgjegjësimin e banorëve për ta mbajtur pastër atë.
Aksioni erdhi! Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi po qëndron në krye të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi po qëndron në krye të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Puna për pastrimin e qytetit dhe rrethinave të tij do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër.
Aksioni filloj këtë mëngjes në Pallati i Kulturës në Berat. Gjatë ditës ministri ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook momente nga ndërhyrja që është bërë për pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit Osum në segmentin Ura e Velabishtit – Uznovë.
Në funksion të pastrimit janë vendosur 7 mjete vetëshkarkuese, 9 skrepa dhe 3 mjete të firmave të pastrimit.
Do të pastrohet dhe do të zgjerohet kanali te lumit te shëtitorja Osumi, do të pastrohen inertet nga aksi Ura e Re Velabisht – Ura e Goricës, do të pastrohen në lagjet Goricë dhe 13 Shtatori, si dhe rrugët e sheshet në aksin Varreza Burdullias – Q.Kala. Në aksin Ish Merkato – Q.Kala, por dhe rrugët kryesore në njësinë Administrative Otllak, Sinje, Roshnik, Velabisht.
Në këtë aksion në qarkun e Beratit janë përfshirë forcat e armatosura, prefektura, bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore, TAP. Ecovolis, FRESSH Green, kompani private, shkollat e qarkut Berat, vullnetarë, qytetarë. Nga sipërmarrja private përfshihen me mjetet e tyre edhe Infinit – Construksion sh.p.k, Saimiri Grup 1981 shpk dhe Trans – BR Sh.p.k.
Gjatë dy ditëve të tjera të aksionit do të bëhet pastrimi i segmentit të akseve kryesore të rrugëve; Ura Vajgurore dhe Berat, nga mbetjeve pas daljes së lumit nga shtrati, rehabilitimi dhe më pas gjelbërimi me fidanë të rinj që do të mbillen nga vullnetarët, nxënësit e shkollave dhe forcat e armatosura. Urojmë që pas këtyre ditëve, në qytet të ndihet dora e pastrimit…