Aktualitet Fuoristrada del nga rruga, 5 persona të lënduar në aksin Lushnje-Berat

Fuoristrada del nga rruga, 5 persona të lënduar në aksin Lushnje-Berat

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Mësohet se shoferi humbi drejtimin e mjetit duke bërë që fuoristrada të dilte nga rruga.

Të lënduarit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia po orienton qarkullimin e mjeteve për shkak të trafikut të krijuar si pasojë e aksidentit.