Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa persona të lënduar ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras, ku një furgon mallrash ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Mësohet se furgoni është përplasur fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Fatmirësisht, askush nuk ka pësuar lëndime nga ky aksident.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.