Aktualitet “Furnizonte” grupet kriminale me municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari me rrezikshmëri të lartë...

“Furnizonte” grupet kriminale me municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Durrës

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga në Durrës. Ai quhet Lorenc Luku, 38 vjeç, i cili më parë ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Baza”, policia zbuloi një banesë që Luku e kishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.

Uniformat blu sekuestruan në këtë mënyrë një armë zjarri “Scorpion” me silenciator, tre skelete pistoletash, një sasi të konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.