Sezoni i ri televiziv do vijë me surpriza këtë shtator dhe ekrani i Top Channel duket se ka pësuar më shumë ndryshime se kushdo.
Disa të konfirmuara, të tjera ende me pikëpyetje, duket se vjeshta do sjellë figura të reja e do largojë nga ekrani ikona të këtij televizioni.
Xhemi Shehu– Është e para që konfirmoi largimin e saj nga ky televizion. Fillimisht, zëra të brendshëm bën me dije se Xhemi ka firmosur dorëheqjen dhe më pas ishte vetë moderatorja që e konfirmoi diçka të tillë në Instagram.
Eno Popi- Edhe emisioni i tij “Dilema- Deal or no deal” duket se e ka mbaruar ciklin e tij. Kjo pasi sipas ndryshimeve të fundit, emisioni nuk do të transmetohet më. Vendin e tij do e zëjë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, e cila është blerja e re e konfirmuar e TCH. Nuk dihet nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit.
Dojna Mema– As Dojnën nuk do e shohim më në “Pop Culture”. Disa ditë më parë nëpërmjet një Instastory moderatorja bukuroshe ka treguar se rubrikës së këtij emisioni “Një ditë me Dojnën” i ka ardhur fundi dhe kjo na çoi në përfundimin se nuk do ketë një sezon të ri për “Pop Culture”.
Sakaq, nuk dimë të themi se çfarë do ndodhë me Dojnën dhe nëse do sjellë ndonjë projekt të ri.
Alban Dudushi– Thashethemet thonë se pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi do të lerë shtëpinë e tij profesionale. Nuk kemi ende një reagim nga ana e tij dhe ende nuk dihet se me ç’televizion ka lidhur kontratë Albani për këtë sezon. Ndërkohë, Bieta do të vijojë me programin e pasdites “Ftesë në 5”.