Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi sot të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.
Ministrja njoftoi se u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31.
“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij. Nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.
Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31 masa”, deklaroi ministrja.