Aktualitet “Furtunë” te Burgjet, largohen nga detyra 24 shefa policie

“Furtunë” te Burgjet, largohen nga detyra 24 shefa policie

Rrokadë në drejtimin e burgjeve në vend. Ministria e drejtësisë ka ndryshuar sëfundmi 24 shefa të policisë në institucionet e sistemit te ekzekutimit te vendimeve penale nga veriu në jug.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, sistemi penitenciar i është përfshirë një transformimi të thellë, në kuadër të një masterplani të prezantuar në muajin gusht të këtij viti nga dikasteri i drejtësisë dhe që po zbatohet në të gjitha IEVP në vend.

Kjo reformë ka si qëllim rritjen e masave të sigurisë në burgje dhe përmirësimin e përformancës në këto institucione.

24 emrat e rinj të efektivëve në drejtimin e burgjeve në vend i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Nga kjo lëvizje, i vetmi drejtues që nuk është prekur është drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili vijonë të jetë ende në detyrë.

Emrat e shefave te rinj

BURGU SHEF POLICIE

Ali Demi Mimoza Rumano

Spitali Burgjeve Elona Prespa

Jordan Misja Nikolin Gjonpali

Mine Peza Ferdinand Preçi

Vaqarr Agim Tafaj

Durrës Gëzim Gjoni

Kavajë Mina Velo

Krujë Lulzim Haxhia

Fushë Krujë Fatos Dosti

Burrel Kadri Koxha

Lezhë Zydi Katroshi

Kukës Mentor Rada

Tropojë Selim Selimaj

Shkodër Tofik Sinani

Korçë Altin Gusho

Elbasan Fatjom Sadiku

Peqin Hysni Ndreu

Rrogozhinë Fatmir Kacelli

Lushnjë Syrja Malasi

Fier Bashkim Meçe

Berat Ilia Papa

Tepelenë Het’hem Llapi

Vlorë Lefter Shehu

Sarandë Artur Musta