Pas një fushate të mbështetur nga aktori Leonardo Di Caprio, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar lirimin e rreth 100 orkave dhe belugave, të cilat mbaheshin në një “burg balenash”, me synimin për “t’u zbutur”.
Megjithatë vendimi i presidentit ka hasur në kritika të forta nga shkencëtarët, të cilët thonë se rikthimi i balenave “të zbutura” në ujërat detarë, është si një “dënim me vdekje” për to.
“Gjitarët e zbutur janë mësuar të ushqehen me dorë dhe kanë dalë tërësisht jashtë habitatit të tyre, ndaj rikthimi në det e bën praktikisht të pamundur ekzistencën e tyre”, thonë shkencëtarët.
Më herët Putin kishte urdhëruar edhe lirimin e 11 orkave dhe 87 belugave nga “burgu i balenave” në brigjet ruse të Paqësorit, ku ato trajnoheshin për t’u bërë sociale dhe për t’u shitur më pas në akuariumet kineze.