Në ditën kur do të startojë Serie A, futbolli italian është në zi duke qenë se vjen lajmi i keq i ndarjes nga jeta të ish-trajnerit, Carlo Mazzone. Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare teksa ishte një figurë shumë e respektuar dhe e vlerësuar në futbollin italian.
Kujtojmë se ishte pikërisht Mazzone ai që bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Brescias në vitin 2001.
Pikërisht te Brescia rriti edhe Pirlon në krah të Roberto Baggios
Po ashtu, Mazzone ishte njeriu që promovoi Francesco Tottin te Roma duke e bërë pjesë të skuadrës së parë vetëm në moshën 17-vjeçare me ish-sulmuesin që më pas përfundoi duke u shndërruar në një legjendë të verdhekuqve.