Dashuria e yjeve të sportit dhe muzikës botërore për flamurin kuqezi nuk është më sekret.
Pas debutimit të artistit Drake në klipin e këngës së tij “Polar Opossites” me simbolet e flamurit shqiptar, një tjetër yll, veç se kësaj radhe nga arena sportive, ka bërë të njëjtën gjë.
Bëhet fjalë për futbollistin amerikan Joshua Keith Palmer, i cili u shfaq në stadium i veshur me fanellën e kuqe me shqiponjën dykrenare.
Palmer është një futbollist i suksesshëm i Los Angeles Chargers në NFL (National Football League) në SHBA.
Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “deklaratë mode” apo nëse atë e lidh diçka më shumë me Shqipërinë, si bashkatdhetari i tij kanadez Drake.
Palmer njihet për stilin e tij të veçantë veshjes.