Një futbollist shqiptar është bërë protagonist i thyerjes së rregullave në kohe pandemie në Itali.
Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, lojtarin kuqezi që luan për Brescia-n.
Mesfushori është gjobitur dhe denoncuar nga karabinierët pasi ka thyer karantinën.
“Il Giornale di Brescia” shkruan se Ndoj dhe 3 miqtë e tij janë parë jashtë një lokali në këtë qytet.
Në fakt duke qenë se kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, Ndoj dhe miqtë e tij duhet të qëndronin në shtëpi të izoluar në vend që të ktheheshin në rrezik potencial për qytetarët duke lëvizur të lirë.