Lulzim Basha u bë sërish pjesë e rubrikës “Sy m’sy” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë komunikimit online me ndjekësit, Ramës iu kërkua që të fuste live dhe Bashën, por tha se nuk e bën dot pasi tani është në gjumë.
“Fute pak Lulin live tani. Jo, live nuk e fus dot se është duke fjetur tani, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Thotë, lere të flejë dhe një çikë. Sa është ora? Ora 9.08, nga 12:00 zgjohet, tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet, nuk zgjohet. Ai feston Vitin e Ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në Pranverë, zgjohet në Pranverë, normalisht. Dhe Pranvera për të nuk fillon as Ditën e Verës në 14 mars, as në 22 mars, fillon në 22 qershor, por është zgjuar këtë herë, është zgjuar. Më ka surprizuar”.
Ndërkohë një koment pati dhe për koalicionin opozitar që tha se është Aleanca e Kënetës Madhështore.
“Ju që e keni mendjen akoma te PD-ja dhe s’ka. Është një AKM-Aleanca për Kënetën Madhështore. Tani nuk e di si do futeni aty. Nuk e di. Edhe Selami Jenisheri ishte distancuar nga Aleanca, se ata në fakt kanë luftë të fortë për pushtet me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi po është kryeministri në hije i Aleancës, sepse e vetmja gjë madhështore që ka ajo aleancë, janë mustaqet e Kujtimit”.