Aktualitet Futen në grevë urie punonjësit në Poçem, kanë mbi dy vjet pa...

Futen në grevë urie punonjësit në Poçem, kanë mbi dy vjet pa paga

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës janë futur në grevë urie pas disa protestave të njëpasnjëshme.

Ata shprehen se e ndërmorën këtë akt ekstrem pasi deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga administratorët e kompanisë së naftës në Ballsh sa i takon çështjes së pagave të prapambetura.

Punonjësit thonë se do ta vazhdojnë grevën dhe nuk do të tërhiqen ndërsa i bën thirrje instancave shtetërore që ti japin zgjidhje problemit të tyre.

Aktualisht nënstacioni i Poçemit vijon punën normalisht, ndonëse punonjësit janë futur në grevë.