Pas sherrit me Romelu Lukakun në derbin e mbrëmshëm të “Coppa Italia” dhe akuzave për racizëm, që shpërthyen në rrjetet sociale, Zlatan Ibrahimovic mori qëndrim dhe sqaroi se çfarë ndodhi. Suedezi përdori Twitter për t’i vendosur pikat mbi “I” në këtë çështje dhe pretendoi se racizmi nuk është pjesë e botës së tij.
“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi një racë, të gjithë jemi njësoj. Ne jemi të gjithë futbollistë, disa më mirë se të tjerët”. Suedezi, gjithashtu bashkangjiti një postim në Instagram, të botuar më 2 qershor, ku jepet një mesazh i fortë anti-racist, si për t’i vënë pikën në fund mbi këtë çështje.
In ZLATAN’s world there is no place for RACISM.
We are all the same race – we are all equal !!
We are all PLAYERS some better then others.https://t.co/DhguHUOFte— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) January 27, 2021
Fraza e suedezit, që bëri zhurmë të veçantë ishte ajo që lidhej me “voodoo”, një referencë për atë që ndodhi në kohën e transferimit të Lukaku nga Evertoni te Manchester United.