Shtetet anëtare të G20-ës nënshkruan sot në Osaka (Japoni) një marrëveshje për klimën, me përjashtim të SHBA-së si gjatë dy samiteve të mëparshme, njoftuan sot pala franceze dhe ajo gjermane.
“Teksti për klimën u miratua”, bëri të ditur grupi shoqërues i presidentit, Emmanuel Macron pak përpara seancës përmbyllëse të G20-ës.
Kjo marrëveshje, në formatin 19+1, rikonfirmon mbështetjen e të 19, përfshirë Kinën, Francën dhe Gjermaninë, për marrëveshjen kryesore në luftën kundër ngrohjes klimatike të nënshkruar në 2015 në Paris, ndërsa SHBA-ja u tërhoq në 2017.
Të shtunën në mëngjes u nënshkrua pas negociatash të gjata, të shndërruara të vështira nga tentativa e SHBA-së për të bllokuar një deklaratë në një format të ngjashëm me atë të G20-ës në Hamburg në 2017 dhe Buenos Aires në 2018.