Duhet të ishte fillimi i një stërvitje ushtarake të rëndësishme, që përfshinte 6650 ushtarë, por diçka shkoi keq dhe mund të shndërrohej në një fatkeqësi për forcat e armatosura amerikane.
Sipas burimeve të Pentagonit, të paktën 22 parashutistë të Brigadës së Alaskës janë plagosur për shkaqe ende të panjohura, teksa u hodhën nga një avion transportues.
Edhe pse dita ishte e mirë dhe avioni nuk shfaqi probleme, një pjesë e mirë e parashutistëve në vend që të arrinte objektivin e planifikuar përfundoi në pyllin që rrethon bazën e Fort Shelby-t, në Mississipi.
Edhe pse disa nga ushtarakët paraqesin dëmtime të rënda, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit, faqja e brigadës duke qetësuar të afërmit thotë edhe se “operacionet ajrore janë gjithmonë me risk. Në mundohemi ta minimizojmë sa më shumë këtë”.