Skuadra e atletëve norvegjezë në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut ka çuditur botën, teksa ka porositur 15 mijë kokrra vezë në një supermarket.
Duket se gjithë faji është i Google Translate, program të cilin e kanë përdorur norvegjezët për të përkthyer urdhrin e porosisë.
Nuk është e qartë se si ndodhi gabimi, por gazetari korean i BBC, David Cann, thotë se Koreja ka një sistem tjetër të numërimit dhe kjo mund të ketë kontribuar në konfuzion.