Monza po bënte një sezon perfekt në Serinë C dhe ishte kandidatja kryesore për t’u ngjitur në Serinë B, deri në momentin që kampionati u ndërpre për shkak të koronavirusit, ndërsa Administratori i Deleguar i skuadrës, Adriano Galliani ka bërë thirrje për përfundimin e sezonit.
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Galliani deklaroi se skuadra ka bërë një investim serioz dhe është shumë pranë ngjitjes së Serinë B, ndaj do të ishte e patolerueshme që të riniste një tjetër sezon në Serinë C.
“Ne kemi 16 pikë më shumë se vendi i dytë dhe do të ishte e papranueshme të nisnim gjithçka nga e para. Nuk mund të injorohet një investim serioz i bërë nga ne, por edhe skuadra të tjera që kanë të njëjtat pretendime. Unë jam dakord që gjithçka të fillojë vetëm kur të jetë larguar rreziku, por sezoni duhet të mbyllet në çdo kohë. Për momentin, të vetmet skuadra që bëjnë apel për anulimin e sezonit, janë ato që rrezikojnë rënien nga kategoria”, deklaroi Galliani