Fansat e vërtetë të “Game of Thrones” ose ndryshe mund të themi e gjithë bota, kanë ngelur shumë të pakënaqur nga seritë e fundit të serialit, i cili u kritikua shumë pasi u publikua në maj. Por nuk ka mbaruar akoma! Një vazhdim i serialit më të dashur i cili është zgjatur në një periudhë kohore prej 8 vitesh, është duke ardhur.
Ky projekt, nga krijuesit Jane Goldman dhe George R.R. Martin kanë bërë pjesë të kastit aktoren Naomi Watts, e cila sipas ‘HBO’ do luajë rolin e një personaliteti shoqëror karizmatik që fsheh një sekret të errët. Thuhet se ngjarjet do vendosen me mijëra vite para eventeve që kanë ndodhur në “Game of Thrones”, duke dokumentuar “prejardhjen e botës nga kohët e arta të heronjve deri në momentet e saj më të errëta”.
“Westeros është një vend shumë ndryshe”, tha Martin-i për ‘Entertainment Weekly’. “Aty nuk ka asnjë mbret që do të ulet në fron apo një fron të hekurt. Aty nuk ekziston familja Targaeyens. Valyria akoma nuk ka filluar të ngrihet bashkë më dragonjtë dhe perandorinë që ajo krijoi. Po përballemi me një botë më të vjetër dhe ndryshe dhe shpresojmë që kjo do të jetë pjesa gazmore e serive”.
Martin tregoi se titulli i këtij show mund të jetë ‘The Longest Night’, megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.
Siç është raportuar edhe nga ‘CNN’, projekti i ri ka filluar të xhirohet këtë javë në Irlandën Veriore. Shumë zona ku do xhirohet filmi ndodhen në provincën e Belfast, një rajon ku u xhiruan shumë skena të “Game of Thrones”.
Përveç Naomi Watts, në film pritet që të luajnë aktorët Naomi Ackie, Denise Gough, Miranda Richardson, Josh Whitehouse, Jamie Campbell Bower, Sheila Atim, Ivanno Jeremiah, Alex Sharp dhe Toby Regbo.
Ky serial nuk është vazhdimi përfundimtar i serialit që po prodhohet, ‘HBO’ ka porositur edhe vazhdime të tjera me përmbajtje të ndryshme. Megjithatë ky film është i pari që ka marrë dritën jeshile.