Një dekadë më parë, ajo që seria e Game of Thrones arriti në tetë sezonet e saj ende duket e habitshme.
Seriali dramatik fantastik HBO, fitoi popullaritetin e tij në fillim, falë transmetimit të tij në HBO, sundimtari i padiskutueshëm i televizionit prestigjioz, raporton The Guardian.
Ndjesia që seriali gjithmonë e dinte se çfarë po bënte mund të jetë zvogëluar nga sezoni i fundit, i cili mori shumë komente negative.
Ky serial i njohur ka ndryshuar shumë industrinë e TV dhe është shumë e vështirë të imagjinohet se ky sukses mund të përsëritet.
Përveç që na njohu me perandoritë e largëta dhe rrugët ujore të Westeros, ajo dëshmoi se ekziston një audiencë e madhe potenciale për histori të bollshme, me buxhet të lartë të bazuar në bestseller të zhanrit.
HBO ka njoftuar gjithashtu tre seri spin-off për të cilat nuk ka shumë informacion, por në qendër të njërës do të jetë familja popullore Targaryen.