Këto ditë kryetitulli i gazetave ka qenë se shtetet e Ballkanit kanë nisur një garë armatimi, por ja si paraqitet situata në ushtritë e shteteve të Ballkanit.
Ushtria serbe është me e madhja në rajon me mbi 28 mijë ushtarë aktivë, Kroacia ka mbi 15 mijë ushtarë aktivë dhe 20 % më shumë rezervë, ndërsa 1750 forca aktive ushtarake dhe 1800 rezervë i ka Mali i Zi.
Shqipëri ka 8 mijë ushtarë, po kaq ka dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova ka 2500 ushtarë aktiv dhe 800 rezervistë.
Serbia ka rritur ndjeshëm investimet në ushtri duke investuar një përqindje më të lartë nga buxheti i shtetit se Shqipëria dhe Kosova së bashku. Vetëm në vitin 2019 buxheti për ushtrinë Serbia e ka rritur në 200 milionë dollarë.
Shtetet e Ballkanit kanë investuar në pajisje ushtarake dhe duket sikur Ballkani po bëhet gati për luftë, por e vërteta në raportet ekonomike dhe mes njerëzve është ndryshe.
Nga viti 2014 shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Kroacisë është rritur me 50 % edhe importet e Shqipërisë nga Serbia prej 4.5 milion dollarë në 158 milion dollarë. Po ashtu është shumëfishuar numri i turistëve serb në Shqipëri dhe Kroaci.
Ballkanin e ndajnë zonat e interesit, që nuk janë fare në interes të ballkanasve. Shtetet po shohin drejt të ardhmes dhe nuk jemi drejt një lufte në Ballkan, por mund të kthehet në një të tillë nëse gjithçka shihet në funksion të saj.
Burimi: Euronews Albania