Pas një sezoni që më në fund fitoi Kupën e Botës, Lionel Messi mori në shtëpi Topin e tij të tetë të Artë pasi mori çmimin e vitit 2023 në Paris në tetor.
Bota e futbollit ka kohë që ka ecur përpara, megjithatë, dhe tani debati është ndezur ndërsa ne gradualisht shkojmë drejt njohjes së identitetit të fituesit të vitit 2024.
Sipas prestigjiozes “Goal”, Topi i Artë do të vijojë të qëndrojë në Europë. Tani ka një pretendent të ri, ai është Rodri, mesfushori i Spanjës dhe ylli i Manchester City-t.
Spanjolli ka spostuar dy yjet e Real Madridit në garën për Topin e Artë, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
Edhe trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, mendon se “Topi i Artë” duhet të fitohet nga mesfushori Rodri.
Tekniku i iberikëve foli me superlativa për futbollistin e tij, të cilin e quajti si më të mirin në botë.
“Rodri duhet të jetë fituesi i Topit të Artë. Jepjani atij, ju lutem! Ai është thjesht futbollisti më i mirë në botë”, tha De La Fuente pas fitimit të Europianit.
Rodri ishte një pikë kyçe e Spanjës në Euro 2024, aty ku shpeshherë u shfaq vendimtar në prapavijë, por edhe në sulm.
Mesfushori prej disa vitesh, është kthyer në lojtar shumë të rëndësishëm edhe për Manchester City, me “qytetarët” që në mungesë të spanjollit, shpesh herë kanë shfaqur probleme dhe e kanë pasur të vështirë për të marrë rezultat.
Ai mbetet mesfushori më i mirë mbrojtës në botë për momentin, dhe fakti që spanjolli ka zhvilluar gjithashtu një zakon për të shënuar gola dhe asiste vendimtare.
Në 2023-24 Rodri realizoi 12 gola dhe 15 asiste. Fitoi Euro 2024, Premier League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA
Ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, do të mbahet më 28 tetor dhe ende nuk ka një favorit absolut për ta marrë si çmim.