Kandidati demokrat për Presidencialet amerikane, Bernie Sanders paralajmëroi Rusinë të qëndrojë larg zgjedhjeve të nëntorit, pas konfirmimeve nga zyrtarë të lartë amerikanë se Moska është përpjekur të ndërhyjë në fushatën e tij zgjedhore.
“Komuniteti i Inteligjencës na konfirmoi se ata po ndërhyjnë në këtë fushatë për zgjedhjet e këtij viti. Ajo që i them Putin, nëse zgjidhem president, është se do bëjë mirë të mos kesh gisht në to”, tha Sanders për gazetarët.
Senatori 78-vjeçar i Vermontit është më i preferuari në primaret e demokratëve që përmbyllin një tjetër fazë në shtetin e Nevadës për të kaluar nga 3 marsi në zonën e nxehtë të votimit.
“Ajo që kuptoj unë nga gjithë kjo situatë, vijoi ai, është se ata po përpiqen të ndikojnë në opinionin publik. Gjëja më e shëmtuar në gjithë këtë situatë është përpjekja për të na ngatërruar. Po bëjnë çmos të shkaktojnë kaos, për të shtuar urrejtjen mes amerikanëve. Ndaj, sot dua t’i bëj thirrje Rusisë, të qëndrojë larg proceseve tona zgjedhore”, ka thënë Sanders.