Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Garda e Republikës mori në ruajtje javën e shkuar Ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne, i pyetur nga gazetarët për arsyet, Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se kjo kishte qenë kërkesë e vetë sigurisë së ambasadorit të BE.
“Në lidhje me vendimin e qeverisë në bazë të ligjit të ri të Gardën së Republikës qeveria ka të drejtën të caktojë mbrojtje të posaçme edhe për personalitete të tjera kur e sheh të arsyeshme. Në rastin konkret ka qenë një kërkesë nga siguria e zotit Soreca dhe në bazë të kësaj kërkese morëm një vendim për të shtuar nivelin e sigurisë. Pse ka ardhur kjo mund të pyesni në kabinetin e zotit Soreca”, tha Çuçi.