Shiriti i kapitenit është një çështje serioze. Secili klub ka historinë e tij dhe një lloj udhëzimi, secili trajner ka kriteret e tij të zgjedhjes. Në përgjithësi, megjithatë, shiriti i kapitenit i besohet një lojtari me përvojë, karizmatik, i aftë të marrë përgjegjësinë e ekipit mbi supe.
Ndonjëherë, megjithatë, nuk është e nevojshme të jesh shumë veteran. Karizma dhe lidershipi mund të mjaftojnë. Dikush si Cristiano Ronaldo gjithmonë ka pasur nga këto. Atëherë, pse nuk e ka mbajtur ndonjëherë shiritin e kapitenit te Manchester United?
Gary Neville ka dhënë shpjegimin për këtë.
Ish-kapiteni i Manchester United tregoi një anekdotë interesante rreth udhëheqjes së Sir Alex Ferguson. Legjenda skoceze në vitin 2006 duhej të zgjidhte një kapiten në vend të mbrojtësit të dëmtuar. Pas stërvitjes, Neville pranoi se ai nuk ishte më në të njëjtin nivel me anëtarët e tjerë të skuadrës dhe se për mendimin e tij ishte koha ta dorëzonte shiritin. Neville shpjegoi për “Sky Sport”: “U dëmtova dhe u bë e vështirë për mua. Ndihesha sikur nuk po jepja kontributin që duhej nga një kapiten”.
Dhe siç shpjegon ai, Ronaldo ishte një nga profilet që u mor në konsideratë: “Shkova për të parë Sir Alex gjatë përgatitjes, vitin e tretë që isha kapiten. Ne kishim një ekip fantastik: Ronaldo, Rooney, Scholes etj. Shkova te Ferguson dhe i thashë: Nuk ndihem më i denjë për të qenë kapiten. Kjo skuadër është në një nivel, në të cilën nuk mund të garoj më. Ai m’u përgjigj: Do ta mbash atë shirit në krah bir. Ti dhe Giggs do të alternoheni. Nëse ia jap atë Ronaldos, do të çmendet Rooney. Nëse ia jap Rooney, atëherë Ronaldo do të shpërthejë. Nëse ia jap Vidic, me siguri Ferdinand do të jetë i pakënaqur”.
CR7 ka qenë në Manchester për vite me radhë, ishte një nga lojtarët më të mirë, por Ferguson ishte i jashtëzakonshëm në menaxhimin e dhomës së zhveshjes, duke zgjedhur të alternonte në rolin e kapitenit dy nga “të mbijetuarit” e datëlindjes 1992. Dhe në fund, portugezi nuk e pa kurrë shiritin në krah, sa ishte “Djall i Kuq”.