Sport Gasperini i fiksuar me Kristjan Asllanin

Gasperini i fiksuar me Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani mund të transferohet në Bergamo, por për momentin, Interi ka vendosur bllokadën.

Mesfushori shqiptar është në listën e dëshirave të trajnerit Gianpiero Gasperini, i cili cilësohet si një nga vlerësuesit më të mëdhenj të të rinjve në Itali dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për shqiptarin që po gjen shumë pak hapësira në Milano.

Atalanta e vlerëson shumë Kristjan Asllanin si regjisor në mesfushë dhe do të ishte gati t’i besonte atij repartin sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Atalantës do të ishin të gatshëm të hidhnin në tavolinë rreth 28 milionë euro, një shifër që nuk do ta ndryshonte mendjen e Interit.

Kontrata e shqiptarit me milanezët skadon në vitin 2027.