Pas një sezoni spektakolar me Atalantën, të cilën arriti ta çojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.
Vendimi është marrë nga vetë trajnerët në Itali, që kanë votuar pikërisht për Gasperinin si më të mirin e sezonit, ndërsa kanë mbetur pas Massimiliano Allegri, që shpalli kampion Juventusit dhe Sinisa Mihajlovic, që bëri një gjysmë të dytë perfekte në pankinën e Bolonjës.
“Për mua është një nder i madh të marr një çmim kaq prestigjioz, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta ndaj me presidentin Percassi, futbollistët, stafin tim dhe gjithë qytetin e Bergamos”, deklaroi Gasperini në momentin e marrjes së çmimit.