Është jahti më madh i ndërtuar ndonjëherë, 183 metra i gjatë, i pajisur me teknologjinë e fundit, që mund të mirëpresë 90 persona brenda saj.
Por REV Ocean nuk është dhurata e fundit e ndonjë sheiku ose miliarderi rus për të kaluar pushimet në plazhet më të bukura të planetit, por ideja e guximshme e një miliarderi norvegjez, Kjell Inge Rokke, për të luftuar pushtimin e plastikës në sipërfaqet ujore.
Mjeti gjigant do të jetë pajisur me sonar, laboratorë specifike, një nëndetëse, dhe përtej 35 personave të ekuipazhit do të mirëpresë 55 shkencëtarë nga e gjithë bota.
Jahti, i ndërtuar në kantierin rumun të Tulceas nga një firmë italiane, pritet të fillojë aktivitetit e tij vitin e ardhshëm.