Policia shqiptare do të ketë nga sot 5 poligrafë, ose siç njihen ndryshe, “makinat e së vërtetës”.
E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Ajo tha se këta studentë kanë studiuar me orë të tëra shkencën e poligrafisë, fizilogjinë e njerëzve psikologjinë, teknikat e intervistimit dhe interpretimin e rezultateve.
Prandaj për ambasadoren përparimi i reformës në Drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.
“Përparimi i Reformës në Drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve, por edhe një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH t’i nënshtrohen provimit të poligrafit përpara punësimit. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor. Jemi sot këtu për të përuruar themelimin e njësisë së poligrafit brenda SHÇBA-së”, tha Kim.
Sipas ambasadores këto pajisje do të sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit SPAK-u. Ndërkohë kjo njësi do të fillojë punën gjatë kësaj jave për kandidatët për drejtor të BKH-së. Kim shtoi se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë detyrë të re.
“Sikurse me përparimin në fushat e tjera të Reformës së Drejtësisë SHBA-të qëndrojnë vendosmërisht me qeverinë e Shqipërisë teksa largoni korrupsionin nga sistemi i drejtësisë. 5 persona nuk janë një numër i madh. Një pikë uji. Por shikoj bustin e Skënderbeut. Në fakt na e tregon gojëdhëna, pak mijëra veta kundër një bote. Unë i them studentëve unë besoj tek ju. I them edhe popullit shqiptar që besoj në ju”, tha Kim.