Sylvester Stallone ka zbuluar për “DailyMail” se për pak ka qenë duke humbur jetën gjatë xhirimeve të filmit “Rocky IV”.
Aktori i famshëm ka treguar se është plagosur rëndë nga Dolph Lundgren, i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985, pasi një zënkë që shkoi keq.
Sylvester, i cili luajti Rocky Balboan tha se kishte murgesha që luteshin për të në kujdesin intensiv, pasi Dolph e goditi në zemër me një grusht.
“Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt”, tha Silvester. Aktori qëndroi në spital për 9 ditë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Stalone sqaroi se ishte i detyruar t’i bindej mjekëve, ndërsa Dolph e pranoi se ishte ai shkaktari i aksidentit. Më herët Sylvester Stallone pranoi se ishte “i zemëruar” pasi nuk mori përqindje nga filmat “Rocky”, pavarësisht faktit se ai krijoi ekskluzivitetin dhe shkroi skenarin për gjashtë filmat e parë.