Kryesore Gati të drejtojë qeverinë në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka një...

Gati të drejtojë qeverinë në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka një mesazh

Kur kanë mbetur ende pak orë përpara se të marrë drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, vjen dhe reagimi i Talat Xhaferit, i cili e cilëson këtë moment historik se ka ardhur në kohën e duhur.

Xhaferi tregon se vite më parë ka qenë tabu fakti që shqiptarë të drejtojnë institucione të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë. Që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”, u shpreh Xhaferi.