Kuqezinjtë e Milanit duket se janë të kënaqur me progresin e bërë nga skuadra nën drejtimin e Gattusos, aq sa duan t’i propozojnë marrëveshjen e re.
Sipas mediave italiane, Milani po merr në konsideratë rinovimin e kontratës me Gennaro Gattuson deri në vitin 2020.
Suksesi 4-0 kundër Spal duket se ka lënë të kënaqur drejtuesit e Milanit, por vetë lojtarët ndihen mirë nën drejtimin e tij.
Gattuso ka qenë trajneri i ekipit të të rinjve, kur u promovua te ekipi i parë pas shkarkimit të Vincenzo Montella në nëntor.