Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Genoan.
Fjala e tij e parë ka qenë menjëherë për vendimin e Gonzalo Higuain për t’u larguar nga kuqezinjtë dhe më pas analiza e skuadrës.
“Mendoj se skuadra po bën një performancë të mirë. Bëmë gjithçka mundëm për të shënuar në finalen e Superkupës. Luajtëm mirë, tani dua të shoh të njëjtin shpirt ndaj Genoas”, tha Gattuso.
Gattuso për Higuainin: “Dua të jem i ndershëm me ju. Patëm një seancë të keqe stërvitore sot, pavarësisht të gjithë zërave. Biseduam pas stërvitjes dhe unë nuk e konsideroj atë gati për këtë ndeshje. E respektoj vendimin e tij. Patjetër që ai mund të kishte dhënë më shumë dhe ne ndoshta do e kishim ndihmuar të arrinte formë më të mirë.”
“Tani ne duhet të punojmë me profesionalizëm dhe përkushtim, të gjithë këto zëra nuk na kanë ndihmuar së fundi dhe ne duhet të shohim përpara”, vijoi më tej italiani.
Më tej Gattuso tha se është paska i shqetësuar për shkak të mungesës së katër lojtarëve. Por, italiani shprehet se më tepër është i shqetësuar sesi do ua transmetojë qetësinë e duhur lojtarëve dhe për të nxjerrë në pah ekipin më të mirë.