Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, gazetari Artan Hoxha ka reaguar për “Top Story” në Top Channel.
Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.
“Jam në detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celularë, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale të pa publikuar të SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje.
Pasdite na thirrën na kërkuan ndjesë dhe na thanë që bastisja në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës.
Pra kontrolli i banesave në mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite, prandaj na kthyen gjithë gjërat…”, – deklaroi Artan Hoxha për emisionin “Top Story”.