Një lajm për përfshirjen në aksident të Meriton Mjekiqit ka ‘pushtuar’ mediat ditën e sotme.
Por mesa duket, lajmi ka qenë i rremë, dhe këtë e ka konfirmuar gazetari Milaim Zeka.
Ky i fundit thotë se ditën e djeshme ka qenë në një makinë me Meritonin, dhe siç mund të shihet si ai, por edhe Meritoni janë shëndoshë e mirë.
Ai u bën thirrje mediave të tregohen të kujdesshme në raportimin e lajmeve të tilla, që shpesh rezultojnë të pavërteta.