Lulzim Basha duket se po mendon seriozisht për PR e tij pas rikthimit në kursin paqësor.
Mësohet se ai ka kërkuar që një nga gazetaret e vjetra të medias, kryeredaktore e emisionit “Opinion” prej 10 vitesh të jetë zyrtarisht këshilltarja e tij e shtypit për të përballuar imazhin e tij të ri.
Desada Metaj mësohet se do të bëje dorëzimet këtë javë në Opinion dhe do t’i përkushtohet imazhit të Bashës. Metaj vjen jo vetëm nga shtypi por dhe nga PD e vjetër dhe ka lidhje të forta me gazetarët kryesorë në vend.
Lëvizja e Bashës synon të spostojë zëra anësorë apo portale që duan të identifikohen me opozitën në mënyrë spekulative dhe të fitojë mbështetjen e medias së madhe, të cilën mendon se do e arrijë nëpërmjet kryeredaktores së vjetër të Fevziut./ Dritare.net