Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se vrasja e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.
Ajo ka dhënë detaje nga hetimet duke bërë edhe një identikit të përafërt të vrasësit të avokatit.
Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Ajo tha se dyshohet se vrasja është bërë nga vrasës me pagesë, por gjithsesi nënvizoi se hetimet janë në fillim të tyre.
Anila Hoxha, duke analizuar situatën e krimit në vend, ka lëshuar kritika të forta në drejtim të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Sipas Anila Hoxhës, Marku në analizat që ka bërë, vetëm ka konstatuar dhe jo drejtuar gishtin aty ku duhet.
Hoxha shton se ajo nuk ka pasur strategji të fortë kundër krimit.