Ndodh rrallë që personazhet publikë të flasin pa doreza, kur vjen puna për të shënjestruar apo etiketuar një tjetër personazh të njohur. Megjithatë, gazetarja dhe prezantuesja Aulona Musta është një nga ato figura që nuk bën kompromise! Aulona ishte e ftuar në puntatën e radhës të “90 sekonda me Eraldon”, në “Eduasportin.com.”, ku i ka rrëfyer të gjitha nga fusha e medias, sporti e deri te seksi.
E njohur ndryshe edhe si vajza e ish-futbollistit, Perlat Musta, Aulona tregon marrëdhënien me sportin, simpatinë për Interin, ku nuk i ka kursyer as “thumbat” për rivalët milanistë.
Si një vajzë pa komplekse, tashmë prej vitesh në botën e televizionit, Aulona ka komentuar edhe mënyrën se si shumica e femrave punësohen në TV.
E pyetur se sa rol ka talenti për të qenë pjesë e televizionit, Aulona e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka dhënë një përgjigje që jo shumë veta kanë guxim ta shprehin.
“Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”, tha Aulona.