Enita Mema, spikerja e lajmeve në Klan Plus, ka treguar se këto ditë të vështira është ndarë nga familja e saj për të mos i rrezikuar nga virusi COVID-19.
E ftuar në emisioni “Rudina”, Mema tregoi se vijon të jetë në marrëdhënie pune e për këtë arsye ka vendosur që të jetojë e vetme në shtëpi, pa takuar asnjë pjesëtar, ndërsa familja e saj jetojnë së bashku.
“Në bazë të rrethanave, unë jam e vetmja në familje që jam e detyruar të dal nga shtëpi për shkak të profesionit, kështu që zgjidhja më e mirë ishte që djali të jetonte me babanë e tij në shtëpinë e tyre dhe unë vetëm, sepse jam e vetmja që dal dhe kam kontakte me njerëz. Edhe prindërit i kam në të njëjtin pallat dhe kam vendosur të mos i takoj. Komunikimin me ta e bëj përmes telefonit e me kamera…”, është shprehur ajo.
Drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari u shpreh se sakrificë nuk është për ata që qëndrojë në shtëpi në këto ditë të vështira, por për ata që janë të detyruar që të dalin e të shkojnë në punë.