Gazetarja Juela Meçani, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se Lulzim Basha në heshtje po bën përgatitje për formimin e një partie të re.
Më tej ajo tha se zgjatja e vendimit të Gjykatës për t’i dhënë vulën e PD-së grupit të Berishës apo atyre që janë mbështetës të Lulzim Bashës me në krye Enkelejd Alibeajn, po përkeqëson situatën brenda kësaj force politike.
“Paralajmërimet janë se situata politike do të nisë vrullshëm në shtator. Janë hedhur indicie se do të jetë një vjeshtë politike opozitare e mbështetur të denoncimet. Zgjatja e vendimit të Gjykatës për PD është gjëja më e gabuar që u bë. Është pak i habitshëm dhe zgjatja e këtij vendimi e kris edhe më shumë situatën brenda PD-së. Ajo që unë nuhas është se një pjesë e lidershipit të kaluar të Bashës. Janë në pritje të këtij vendimi për t’i dhënë një zgjidhje politike karrierës së tyre politike dhe e dyta kredopolitike të një force të re. E nuhas që do të ketë një forcë të re politike. Mendoj se njëra nga palët që do të marrë vendimin e gjykatës do të jetë e detyruar të bëjë një parti të re. Basha mendoj se po bën përgatitje për një parti të re. Sido që të jetë vendimi i gjykatës, do të shkojë drejt krijimit të një partie të re”, u shpreh gazetarja.