Banda e mirënjohur e rokut “Genesis” ribashkohet pas 13 vjetësh për një turne.
Toni Banks, Phil Collins dhe Mike Rutherford konfirmuan ribashkimin në BBC Radio 2 të mërkurën.
“Të gjithë thamë: Pse jo? Tingëllon pak si arsye, por ne kënaqemi me shoqërinë e njëri-tjetrit, kënaqemi duke luajtur së bashku”, tha Collins.
Treshja do të bashkohet në skenë nga djali 18-vjeçar i Collins, Nicholas, i cili zëvendëson babanë e tij në bateri.
Ylli pësoi dëmtim nervor gjatë turneut të fundit të Genesis në 2007, gjë që e la të paaftë të luante për periudha të zgjatura kohe.
Që nga momenti Nicholas ka hyrë si baterist në shfaqjet solo të Collins – dhe prania e tij ndihmoi të frymëzonte ribashkimin e Genesis.
Banda veterane, hitet e së cilës përfshijnë “Land of Confusion” and “I Can’t Dance”, do të nisë turneun në Dublin më 16 nëntor për të vijuar më pas në Liverpool, Leeds, Birmingham, Belfast, Manchester, Newcastle dhe Glasgoë, si dhe dy netë në O2 Arena të Londrës.
Anëtari themelues Peter Gabriel, i cili u largua nga grupi në 1975, nuk do të marrë pjesë. Kitaristi Steve Hackett gjithashtu.
Genesis filloi si një bandë progresive rok-u në vitet 1970, por pas një serie ndryshimesh në linjë, ata e transformuan tingullin e tyre dhe u bënë një nga bandat më të suksesshme të rokut të viteve ’80.
Ata regjistruan 15 studio dhe gjashtë albume live, duke shitur më shumë se 100 milion rekorde, ndërsa shënuan 20 hitet më të mira me këngë si “Invisible Touch”, “Turn It On Again” dhe “In Too Deep”.