Me 100 pro, 6 kundër dhe 4 abstenim, Gent Sejko zgjidhet nga Kuvendi për një tjetër mandat (i dyti) si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Me shumë gjasa Sejko do të zgjidhet kështu edhe Guvernator i BSH për një mandat të dytë, pasi i pari përfundon më 5 shkurt.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje, dhe votohet në Parlament.
Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.