Aktori i njohur i humorit shqiptar, Gentian Zenelaj ka qenë pranë publikut për një periudhë shumë të gjatë.
Fillimisht u shfaq në spektakle humori ndërsa tani vijon karrierën si moderator.
Askush nuk e dinte, por ai në këtë jetë i frikësohet më shumë djalit dhe këtë e ka treguar në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati.
“Kam një fazë që po ndihem shumë mirë. E fillova me cigare elektrike, mirëpo ma pështirosi dhe ajo. Ma pështirosi aq shumë, sa mu pështiros dhe cigarja normale. Ishte një premtim që i kisha dhënë djalit, e kisha shkelur fshehurazi, isha treguar pak i poshtër.
Kurrë nuk kam patur më shumë frikë se sa të pija cigare para çunit tim. Kur më ka parë babai për herë të parë, thjesht e kam larguar pak nga goja. Kurse tek djali e pi si ndonjë qelbësirë. Më tremb fytyra që mund të bëjë djali im pasi i kisha dhënë premtimin se nuk do pija më cigare”, tha Genti.