Ndoshta do t’ju kujtojë kohën kur Britney Spears i qethi flokët zero, dhe në fakt Genta Ismaili ka bërë të njëjtën gjë, duke u shndërruar me një look ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Këngëtarja ka publikuar foton në rrjetet sociale por nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj më tepër dhe bashkangjitur me të shkruan vetëm: “Jam tullace”.
Mesa duket, këngëtarja e këngëve ritmike kësaj radhe ka vendosur që të përcjellë një tjetër mesazh artistik. Mund të themi se pamja e Gentës ka të bëjë me ndonjë projekt në mbështetje të një kauze që ka prekur kaq shumë njerëz.
Ajo që mendohet është se Genta Ismajli u është bashkuar artistëve të tjerë që kanë mbështetur këtë kauzë, ndër të cilët përmendim Flori Mumajesin, Ledri Vulën, Eliza Hoxhën që kanë kënduar për këtë gjë. E ndërkohë, Diellza Kolgeci e Suada Sherifi kanë qenë pjesë e një sfilate në kuadër të kësaj kauze.