Aktualitet Gentian Zenelaj publikon foto nga spitali: Luftova virusin e pabesë, por më...

Gentian Zenelaj publikon foto nga spitali: Luftova virusin e pabesë, por më mori babain

Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit Stop në Tv Klan, Gentian Zenelaj, ka fituar betejën me Covid-19.

Vetë aktori ka publikuar një foto nga spitali në rrjetet sociale, ku thotë se pas 14 ditësh të vështira, më në fund ia ka dalë ta kalojë këtë sëmundje.

Ai ka falenderuar dhe mjekët që janë kujdesur për të.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Gentian Zenelaj.

14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë😔
Nuk…

Posted by Gentian Zenelaj on Tuesday, 5 January 2021

Por, për fat të keq, Gentian Zeneliaj ka humbur njeriun e shtrenjtë për shkak të Covid-19. Më datën 28 dhjetor 2020 Genti ka humbur edhe babain e tij nga ky virus.

Ai e ka bërë vetë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook të disa ditëve më parë, ku ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen që ka marrë.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” ka shkruar në postimin e tij Genti.