Aktualitet “Gërdeci”, rrëzohet kërkesa e Mediut për riekspertim ekonomiko-financiar

“Gërdeci”, rrëzohet kërkesa e Mediut për riekspertim ekonomiko-financiar

Në gjyqin për Gërdecin, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për riekspertim ekonomiko-financiar.

Në seancën e radhës do të thirren ekspertët për të debatuar aktin e përpiluar prej tyre.

Seanca e radhës do të mbahet më 29 maj.

Përmes avokatëve të tij, Mediu pretendoi se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje.

Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut, gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme e në kushte të papajtueshmërisë ligjore.

Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërorë dhe pa licensimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare.