Një studim fizibiliteti i vitit 2012 mbi marrjen e mineraleve nga asteroidët, është dokumenti ku mbështetet Goldman Sachs për të bërë një propozim të çuditshëm për investitorët.
Gërmimi në hapësirë mund të shndërrohet në një industri me vlerë triliona dollarë, është ajo çka firma u tha klientëve të saj.
Sipas raportit, një mision hapësinorë për të rrëmbyer një asteroid të pasur me minerale do të kushtonte rreth 2,6 miliardë dollarë. Por, shifra tmerrësisht e madhe nuk duket asgjë nëse llogarisim fitimet e mundshme.
Një asteroid me përmasa 30 metra mund të mbajë sasi të metalit të çmuar platinit deri në vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Asteroidët mbartin gjithashtu metale të tjera të çmuara nga grupi i platinit, si rodiumi, paladiumi dhe iridiumi.
Megjithatë një pengesë e madhe gjendet përpara frontierës së re dhe nuk ka të bëjë aspak me teknologjinë. Është një problem ligjor, që daton në vitin 1967, ajo çka bën ekspertët të jenë të pasigurt.
Traktati hapësinor i nënshkruar në mes të Luftës së Ftohtë, i cilëson të gjithë trupat qiellorë përfshirë Hënën dhe asteroidet, si të pa zotërueshëm nga asnjë palë.
Nëse bota bie dakord të heqë dorë nga kjo pikë e marrëveshjes, teknologjia e gërmimit mund të nisë që nga viti 2025.
Strategjia e “Deep Space Industries”, është të dërgojë në hapësirë disa satelitë të vegjël të quajtur “Xixëllonja”, në kërkim të mineraleve dhe akullit. Satelitët do të bënin xhiro në raketa, të cilat do të përdoreshin si pajisje transporti për të gërmuar, transportuar dhe ruajtur xeherorët.
Teknologjia e ka përgjigjen e saj, tani pritet nga OKB të vendosë nëse do ta trajtojë hapësirën ashtu si oqeanet, ku shtetet përcaktohen se si mund ta shfrytëzojnë.